arian.tahiri@rks-gov.net
Arian Tahiri Arian Tahiri Arian Tahiri
  • Ballina
  • Rreth Nesh
  • Portfolio
  • Kontakt
  • Home
  • /
  • Zgjedhje
  • /
  • Trepça, Kampione e Kosovës në Basketboll

Trepça, Kampione e Kosovës në Basketboll

May 22, 2019 root No Comments Zgjedhje Familje, Politik, Program, Zgjedhje

Kampioni i Kosovës në basketboll ka emër: Trepça. Skuadra mitrovicase ka arritur të mbrojë me sukses titullin e fituar sezonin e kaluar, duke triumfuar në serinë finale ndaj Bashkimit me rezultat të përgjithshëm 4:2.

Finalja e gjashtë, e zhvilluar në atmosferën e zjarrtë të palestrës “Minatori”, përfundoi me fitoren e Trepçës 82:67, duke e vulosur kështu kurorën e kampionit për edicionin 2024/2025. Ishte një mbrëmje spektakolare basketbolli, me lojtarë që dhanë maksimumin në parket dhe me mbështetjen e pandalshme të tifozëve mitrovicas, veçanërisht Torcidës, që krijuan një atmosferë të paharrueshme.

Pas kësaj fitoreje të madhe, Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, uroi klubin, lojtarët dhe tifozët për suksesin e merituar. “Urime Trepçës për një sezon të jashtëzakonshëm, për përkushtimin dhe shpirtin luftarak në çdo ndeshje. Urime lojtarëve për performancën e tyre të shkëlqyer dhe, sigurisht, urime Torcidës për mbështetjen e palëkundur – ju jeni zemra e këtij klubi,” u shpreh Hamza.

Kjo fitore konfirmon edhe një herë Trepçën si një nga klubet më të fuqishme dhe më të qëndrueshme në basketbollin kosovar, duke ngritur lart emrin e Mitrovicës në arenën sportive vendore.

prev post next post

Related Posts

S’ka krenari më të madhe se të jesh aty ku shqipet e vogla vallëzojnë.

September 12, 2025

Recent Posts

  • Biblioteka “Latif Berisha” është bërë vend që frymëzon dhe bashkon.
  • S’ka krenari më të madhe se të jesh aty ku shqipet e vogla vallëzojnë.
  • Shumë peshkatarë në brigjet e Ibrit si konkurrentë, por asnjëri si kundërshtar. Unë isha mysafir, por kalova momente të jashtëzakonshme dhe u impresionova me qetësinë, durimin dhe batutat e tyre. Nuk e harroj këshillën rreth grepit që duhet ta blej për t’u bërë pjesë e garës herën tjetër.
  • Sot iu ndava mirënjohje dy burrave që nuk u zmbrapsen kurrë përballë rrezikut, dy veteranëve të luftës së UÇK-së, me kontribut të çmuar për lirinë e Kosovës.
  • U mbajt Festivali i Teknologjise – Tech Fest 2025

Recent Comments

  1. A WordPress Commenter on U mbajt Festivali i Teknologjise – Tech Fest 2025

Categories

  • Familje (1)
  • Politike (6)
  • Program (5)
  • Uncategorized (1)
  • Zgjedhje (2)

Recent Posts

  • Biblioteka “Latif Berisha” është bërë vend

    September 13, 2025
  • S’ka krenari më të madhe se

    September 12, 2025
  • Shumë peshkatarë në brigjet e Ibrit

    August 1, 2025
  • Trepça, Kampione e Kosovës në Basketboll

    May 22, 2019
  • Liria ka emër! Nga padrejtësia nuk

    January 1, 2019

Archives

  • September 2025
  • August 2025
  • July 2025
  • June 2025
  • January 2025
  • May 2019
  • January 2019

Meta

  • Log in
  • Entries feed
  • Comments feed
  • WordPress.org

KONTAKTONI


Email : arian.tahiri@rks-gov.net
Address: Rr. “Bedri Gjinaj” – Mitrovicë

Faleminderit që jeni pjesë e përkushtimit tonë për Mitrovicën. Mitrovica është shtëpia jonë e përbashkët dhe çdo ditë puna jonë është për ju. Bashkë do të vazhdojmë ta forcojmë Mitrovicën, për një të ardhme me më shumë mundësi, dinjitet dhe shpresë.

© Arian Tahiri