Gratë
Gratë kanë forcën, aftësitë dhe vizionin për të sjellë ndryshime. Si kryetar i ardhshëm, unë do të angazhohem për krijimin e mundësive të reja për gratë në Mitrovicë, duke ofruar trajnime profesionale, mundësi punësimi dhe mbështetje për bizneset e reja të tyre. Së bashku me Nafije Rexhën si asambliste dhe tërë ekipin tim, do të sigurojmë që gratë në Mitrovicë ta kenë vendin që meritojnë, të kenë mundësi të barabarta dhe të kontribuojnë në zhvillimin e qytetit tonë.