7 Arte
Në “7 Arte” takova artistë që shprehin shpirtin e Mitrovicës përmes veprave të tyre. Si Kryetar i Mitrovicës, do të angazhohem edhe më shumë për t’u siguruar që të gjithë artistët dhe grupet kulturore të kenë mbështetje të vazhdueshme, hapësira dhe mundësi për t’u shprehur.
Mitrovica do të pulsojë gjatë gjithë vitit me ritmin e artit dhe kulturës, sepse festivalet dhe aktivitetet kulturore në qeverisjen time do të organizohen çdo javë dhe çdo muaj.
Komuna e Mitrovicës do t’i mbështesë edhe iniciativat e reja kulturore për të krijuar mundësi të reja të zhvillimit dhe për t’i promovuar talentët e rinj.